“Xhevahiri” i Interit do përfaqësohet nga agjenti i Lukakut, gati firma me zikaltërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 12:45

“Xhevahiri” i Interit do përfaqësohet nga agjenti i Lukakut, gati firma me zikaltërit

Sebastiano Esposito ka tashmë një agjent të ri, dhe sipas “Gazzetta Dello Sport” është pranë nëshkrimit të një kontrate të re me Interin. Sulmuesi dhe zikaltërit duket se kanë avancuar në negociatat për një kontratë të re.

esposito

Esposito ka ndërruar agjentin dhe tashmë përfaqësohet nga Federiko Pastorelo i cili është edhe agjenti i Lukakut dhe Kandrevës. Sipas gazetës italiane, Esposito është gati të hedhë firmën në një kontratë deri në vitin 2025.

Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar 1 gol në 12 paraqijte me Interin këtë sezon.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"