“Xhevahir i mbrojtjes me ndihmën e Lalës”, media e famshme gjermane shkruan për talentin kuqezi: Mund të debutojë shpejt me Hanoverin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 20:34

“Xhevahir i mbrojtjes me ndihmën e Lalës”, media e famshme gjermane shkruan për talentin kuqezi: Mund të debutojë shpejt me Hanoverin

Mbrojtësi i talentuar shqiptar Ramen Çepele është kthyer në njërin prej lojtarëve të rinj më të diskutuar në mediat e huaja. Pas prestigjiozes “AS”, media e njohur gjermane “Bild” i ka kushtuar një artikull të shkurtër ish-futbollistit të Interit.
cepele
“Bild” çmon Çepelen për këmbën e majtë të fortë dhe shton se ai tashmë ka të gjitha mundësitë të debutojë me skuadrën e parë të Hanoverit. Përmendet dhe ish-futbollisti i Shqipërisë dhe menaxheri Altin Lala për ndihmën që po i jep Çepeles.

Artikulli i “Bild” për Ramen Çepelen

Xhevahir i mbrojtjes me ndihmën e Lalës

Të kuqtë janë të bindur se Remen Cepele i ka të gjitha për të qenë një titullar. Ai ka shkruar historinë me kombëtaren e Shqipërisë duke u bërë futbollisti më i ri që debuton me kuqezinjtë.

Këshilluesi i tij është Altin Lala, i cili luftoi transferimin e Çepeles nga Interi. Çepele ka lindur në Itali (50 km larg Venecias) dhe ka luajtur me ekipet e moshave të Italisë.

Falë të majtës së fortë, Çepele mund të luaj dhe si mbrojtës në krahun e majtë. Ai ka mundësi të realizojë debutimin me skuadrën e parë të Hanover 96. Fizikisht, duhet të përmirësohet akoma. ‘Prandaj ai është me ne’, shprehet trajneri i Hanover 96, Kenan Koçak.

lalaaaa
Faksimile e artikullit të “Bild” për Ramen Çepelen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"