Xherrard “revolucion” te Aston Vila, pas Kutinjos kërkon një tjetër mik te Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:05

Xherrard “revolucion” te Aston Vila, pas Kutinjos kërkon një tjetër mik te Liverpul

Stiven Xherrard ka filluar me shumë ndryshime të mëdha te Aston Vila. Pas afrimit të Kutinjos dhe Dinje, tani po mendon të afrojë një tjetër emër të madh të futbollit botëror.

suarez

Luis Suarez është emri që ish-mesfushori anglez kërkon të afrojë në Birmingham. 34-vjeçari është shumë pranë largimit nga Atletiko Madrid dhe po shikon për opsionet ku mund të vazhdojë karrierën.

Raportet mes Suarez dhe Xherrard kanë qenë gjithmonë të mira, që nga koha kur të dy luanin për Liverpul. Një rikthim në Premier Ligë është dhe diçka që sulmuesi do ta pëlqente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"