Xheorxhina nuk përmbahet, tregon vendin “e çuditshëm” që ka bërë s*ks me Ronaldon: Më duhej t’i mbaja duart…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 23:50

Xheorxhina nuk përmbahet, tregon vendin “e çuditshëm” që ka bërë s*ks me Ronaldon: Më duhej t’i mbaja duart…

Sezoni i dytë i dokumentar ‘Io soy Georgina’ po bën sërish bujë në rrjet ku kësaj here Xheorxhina Rodríguez ka rrëfyer detaje të pathëna më parë rreth marrëdhënies së saj me Kristiano Ronaldon.

Nëse sezoni i parë zbuloi disa sekrete të lidhjes, i dyti nuk ka mbetur pas dhe në Spanjë është më i ndjekuri i momentit në platformën Netflix.

Në një nga episodet, modelja dhe biznesmenja po u tregonte miqve të saj shtëpinë e familjes së saj në Madrid dhe ndërsa ata po flisnin për një nga tatuazhet në krahët e saj dhe se ajo nuk mund të lagej, bisedat u ndezën dhe pikërisht atëherë erdhën dhe pyetjet ngacmuese për të.

“Unë e kisha shmangur notin në plazh, por u ktheva në shtëpi dhe Kris më tha të shkoja në banjë. Unë isha shumë e mërzitur duke qëndruar me duart lart që të mos lageshin. Isha lodhur duke i mbajtur duart lart.”, tha Xheorxhina .

Më pas, miku i saj Ivan, tha me shaka se ata mund të kishin bërë dashuri në shtrat dhe jo në banjë, por Xheorxhina nuk e mohoi.

“Jo, ne e bëmë atje,” pranoi ajo.

Zbulimi e la motrën e saj Ivanën të hutuar, pasi donte të verifikonte informacionin dhe e pyeti sërish nëse bënin dashuri në banjë, por Xheorxhina nuk u përgjigj, megjithëse qeshi dhe më pas u përpoq ta mohonte, por ishte vonë, pasi sekreti u zbulua.

Sezoni i dytë i ‘Io soy Georgina’ tregon modelen, duke u përballur me një vit shkatërrues për të për shkak të humbjes së foshnjës së porsalindur dhe disa detaje të tjera nga jeta e saj me Kristiano Ronaldon .

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"