Xhemaili ndahet nga Erjona Sulejmani: Martesa mori fund, mjaft përfitoi prej mbiemrit tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 23:06

Xhemaili ndahet nga Erjona Sulejmani: Martesa mori fund, mjaft përfitoi prej mbiemrit tim

Erjona Sulejmani është një prej bashkëshorteve të futbollistëve, protagoniste në emisionin “Kapitenët”, një program i cili tregon jetën e artë të të dashurave apo grave të futbollistëve. Gruaja e Blerim Xhemailit ka treguar shumë për martesën e tyre, ku më shumë dje shprehej: “Seksi para ndeshjes? Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin “ta bëjnë vetë”. Gjithashtu, për futbollistin më seksi, ajo u shpreh se pëlqen Kristiano Ronaldon.

Erjona dhe Blerim Xhemaili

Por, mesa duket çifti Xhemaili – Sulejmani është ndarë. Futbollisti zviceran, i cili tashmë aktivizohet tek Montreal Impakt, nuk dëshiron që bashkëshortja e tij të përfitojë më nga mbiemri i tij. Në një deklaratë të lëshuar nga avokatja e tij, thuhet: “Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani. Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ao la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij.”

xhemaili erjona sulejmani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"