Xhelozia për shqiptarët, ja si duan t’i heqin tri pikë Shkëndijës në Maqedoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 19:40

Xhelozia për shqiptarët, ja si duan t’i heqin tri pikë Shkëndijës në Maqedoni

Shkëndija e Tetovës po bën një kampionat fantastik këtë sezon në Maqedoni, dhe kryeson me diferencë ndaj Vardarit të vendit të dytë, plot 11 pikë. Por, problemet që kundërshtarët nuk ia hapin dot në fushë, ekipit shqiptar duket se po ia sjellin nga tavolinat.

shkendija

Siç raporton “Infosport.mk”, Shkëndija rrezikon humbjen në tavolinë përballë Akademisë Pandev. Tetovarët janë ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 21-të, dhe për 15 minuta kanë luajtur pa një futbollist nën moshën 21-vjeçare, kusht i detyrueshëm ky në Maqedoni.

Drejtuesit e klubit të Akademisë Pandev janë shprehur se do të kërkojnë nga federata maqedonase fitoren në tavolinë, gjë që do sillte edhe uljen e diferencës me Vardarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"