Xhelal Mziu si Gjici e Takaj: Kamza bojkoton kampionatin, nëse nuk rikthehet policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 17:24

Xhelal Mziu si Gjici e Takaj: Kamza bojkoton kampionatin, nëse nuk rikthehet policia

Rreth debatit të këtij fillim sezoni që ka përfshirë Kategorinë Superiore, për çështjen e pranisë së policisë brenda stadiumeve, ka folur edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, që është njëkohësisht edhe aksioner në minorancë te ky klub.

xhelal mziu

Në një intervistë për “Ora News”, Mziu shprehet hapur se është për bojkot të kampionatit, nëse nuk rikthehet policia. “Besoj se ky është një absurd që po ndodh për sportin. Besoj se sporti në Shqipëri është akoma larg standarteve që duhet të ketë, për shkak të infrastrukturës që ka dhe për shkak të mbështetjes financiare dhe kjo besoj se është një kosto shtesë që do të ndikoj individualisht te presidentët apo sponsorit e këtyre ekipeve. Unë jam kundër kësaj skeme dhe sepse stjuardët e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë, dhe së dyti ka një kosto shtesë për klubet dhe bashkitë ku ato janë aksioner. Për të garantuar standartet, policia e shtetit duhet të jetë prezente në stadium. Nëse një tifoz është në një stadium që ka kushtet e nevojshme tifozi do të jetë korrekt.

A do të bojkotojë Kamza kampionatin?

“Besoj se kjo bëhet në të mirë të futbollit dhe atë që jemi sot. Është marrë një vendim që duhet të heqim policinë, sepse policia e shtetit është shumë e rëndësishme për të qënë në stadiume. Duhet të vendoset një afat kohor ku të krijohen standartet nëpër stadiume dhe ku të krijohet kultura e nevojshme që të mbushin stadiumet dhe edhe ne do të shkojnë drejt asaj kur në stadium nuk duhet të jetë prezent policia e rendit. Por duhet kohë dhe duhen standarte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"