Xhelal Mziu: Luani përsëri, Vllaznia del 2sh në Korçë. Ja kush po ndërhyn nga politika në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 23:46

Xhelal Mziu: Luani përsëri, Vllaznia del 2sh në Korçë. Ja kush po ndërhyn nga politika në Shkodër

I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në Neës 24, kryetari i bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, flet për situatën që po kalon ekipi i Kamzës.

xhelal mziu

Qëndrimi i FSHF ka ndryshuar ndaj nesh. Nëse dy fazat e para kishim 26 pikë, në 2 fazat e dyta kemi më pak pikë prej gjyqtarëve që kanë ndikuar tek Kamza, dhe kanë favorizuar skuadra të tjera. Vllaznia duhet ta kishte siguruar Kategorinë e Parë që në ndeshjen e Shkodrës. Askush nuk mund ta mohojë golin e Plakut, me 6 gjyqtarë në fushë. Nëse ne do kishim atë gol të mohuar, Vllaznia do kishte rënë nga kategoria.

Ndeshja me Laçin – E kam thënë dhe herë të tjera, që Laçi është bërë promotor i aritmetikës në kampionat. Sa herë që luan Kamza, gjyqtari ndryshon 2 herë brenda natës. Vendoset një gjyqtar q bën atë që i thotë federata. Është normale që një skuadër pëson gol. Idrizaj ishte në formacion, në nxehmje pësoi dëmtim, dhe u fut një lojtar i ri, pa nxehmje. Ai bëri një gabim, dhe Laçi përfitoi. Gjatë gjithë ndeshjes, arbitri ishte në favor të Laçit. 3 ndaj futbollistët e Kamzës, nuk do luajnë ndeshjen tjetër, prej dëmtimeve nga ndërhyrjet brutale të lojtarëve të Laçit. Presioni psikologjik ishte shumë i madh. Edhe media e kishte kaluar topin e presionit te Kamza. Dua të them se jemi të bindur që Kamza do mbijetojë, nëse luhet futboll. Jam i bindur që Kamza nuk del pa pikë me Partizanin. Nuk ka asnjë shans që Vllaznia të fitojë në Korçë. Uroj që Skënderbeu të mos bëjë si me Teutën, duke lozur me ekipin e dytë. Në disa ndeshje që ka bërë tani në fund të kampionatit, po legjitimon një akuzë që është bërë. Është e pa pranueshme që të luash me ekipin rezervë, dhe të përdorësh vetëm Souenë që të fitojë Këpuën e Artë. Uroj që Skënderbeu të luajë si skuadrat e tjera. Besoj se nuk ka asnjë shans që Kamza të bjerë nga Superliga.

Kryetari i PD, ka bërë një zgjedhje që Vllaznia të mos bjerë nga Superiorja, si bashki më e madhe, të paktën kështu shkruajnë portalet. Jeni në dijeni ju për diçka?

E kam lexuar këtë lajm, dhe për koiçendiencë, lexonte Fake Neës, pra lajm i rremë. Lajmi ishte i sajuar nga një portal, sikur unë do lija ndeshjen, në këmbim të favoreve politike. U duk sikur e kishte bërë Zeka. Nuk kam bërë ndonjëherë bisedë me Bashën, nuk besoj se ka kohë për këtë pjesë. Me qytetin tim, unë nuk bëj pazar. Nuk e konsideroj fitimprurës sportin, e shoh vetëm që ta kthejmë në sport masiv për qytetin, t’i shtyj të rinjtë të futen në futboll. Besoj se në një farë mënyrë ekipi i Kamzës ia ka arritur. Duhet të ishim në vendin e 4-t, nëse nuk do kishim ndërhyrjen e disa arbitrave.

Ka pasur lidhje kjo me zgjedhjet në FSHF?

Unë e kam shprehur votën time pro Dukës. Për krisjen e raporteve, duhet të pyesini Dukën. Unë nuk jam pjesë e pazareve. Kundërshtar ishte edhe një deputet i palës tjetër, dhe Dukën e konsideroja të pankonkureshm.

mziu

Skënderbeu duhet të ishte shumë i kujdesshëm, sepse po shkon drejt dënimit nga UEFA. Ulja në këtë nivel e një skuadër kampione, të luajë me skuadrën e dytë, është e papranueshme.

Keni komunikuar me Voltana Ademin për këtë situatë?

Nuk kam komunikuar fare me të. Jam i sigurt që Voltana nuk merret me pjesën pas kuintave, jam i sigurt se asaj nuk i pëlqen kjo gjë. Besoj se shihet qartë, federata, apo persona të tjerë që janë futur në të dyja anët e politikës. Ajo që më shqetëson mua është fakti që federata nuk duhet ta bëjë kampionatin që të zbrazen stadiumet.

Unë kam bërë dy deklarata publike me rezultatet. Unë nuk jam fallxhor, por kam intuitën e pazareve. Po të dija rezultatin, do kisha gjetur të gjitha. Nuk jam parashikues. Unë evidentoj pazaret që bëhen për ndeshjet. Isha i bindur për ato që kam thënë. Në një komunikim që kam pasur me Dukën, i kam thënë, është më e moralshme që të thuash që do zbresë Kamza, dhe unë t’i them atyre çunave faleminderit, sepse Kamza do bie. Është diçka e papranueshme.

Federata ju ka thirrur të bashkëpunoni…

Unë mund të jepja shumë kollaj rezultatin në Durrës. Kukësi humb lehtësisht në Durrës. Shkon Vllaznia në Gjirokastër. Disa miq më thonin se ndeshja ishte vendosur barazim. Shkoi Teuta në Korçë, të gjithë thonin se do fitojë. Te vendosin baste që Vllaznia del 2sh në Korçë, sepse ashtu do federata. E kuptoj që Vllaznia ka histori, por futbolli është futboll.

Sot jemi në pluralizëm, dhe Kamza është ngritur vetëm këto vitet e fundit, si në futboll, si në basketboll. Kush ka lojtarët më të mirë, do të fitojë. Pse duhet të qëndrojë Vllaznia në Superiore, vetëm se thuhet ka histori. Historia është diçka tjetër, ndërsa forma momentale është gjë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"