Xhekson projektohet titullar, ja si pritet të rreshtohet Teuta e Martinit ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 9:18

Xhekson projektohet titullar, ja si pritet të rreshtohet Teuta e Martinit ndaj Kukësit

Mbrojtësi i majtë, Aleksandër Kuro, është mungesa e vetme e Teutës në përballjen e sotme ndaj Kukësit. Ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të pushojë këtë javë. Lajm i mirë për trajnerin Edi Martini është rikthimi i sulmuesit Sebino Plaku, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për këtë takim.

Teuta

Vjen momenti i brazilianit Xhekson Ferreira Silveiro. Mbrojtësi i majtë, një prej përforcimeve të Teutës në merkaton e janarit, do të luajë sot që nga minuta e parë kundër Kukësit.

Xhekson zëvendëson Kuron, i cili mungon në këtë takim për shkak kartonësh. Braziliani nuk është një njohje e re e kampionatit, pasi deri dy sezone më parë ka qenë pjesë e Luftëtarit, duke shkëlqyer me skuadrën gjirokastrite.

Teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"