Xhekson “harron” dëmtimin, dje u stërvit normalisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 11:40

Xhekson “harron” dëmtimin, dje u stërvit normalisht

Luftëtari nuk ka kohë për pushim. Skuadra ka zbritur dje në orën 15:00 në fushë për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Tiranës, e cila do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Gjirokastra”.

xhekson luftetari

Duke qenë se vinin pas 90-minutëshit që zhvilluan me Flamurtarin në transfertë, seanca e djeshme nuk ka pasur shumë ngarkesa. Futbollistët më së shumti u ndalën te vrapimet jashtë piste, si dhe të loja e kufizuar me topin. I pranishëm ishte edhe braziliani Xhekson Ferreira, i cili nuk u aktivizua në Vlorë për shkak të një dëmtimi të beftë në nxehmje. Megjithatë, duket se problemet fizike janë “harruar”, pasi dje u stërvit normalisht. Balsa Radoviç iu nënshtrua vetëm masazheve muskulore, ndërsa për Tiranën zyrtarisht mungon vetëm mbrojtjes polivalentit, Oltion Rrapa, i skualifikuar prej kartonëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"