“Xheko ishte i yni, por na u shkatërruan planet”, Paratiçi: Ja e vërteta me Suarezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 14:10

“Xheko ishte i yni, por na u shkatërruan planet”, Paratiçi: Ja e vërteta me Suarezin

Fabio Paratiçi, shefi ekzekutiv dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Juventusit, pranon tratativën dhe akordin total që kishin me Edin Xhekon, por edhe arsyen pse sfumoi firma.

paratici

Ndërkohë, 48-vjeçari nuk nguroi që të fliste edhe për çështjen e provimit të Luis Suarezit: “Nëse do të përballem kudo me Xhekon, pa dyshim që do ta takoj me shumë dashamirësi. Edin është një futbollist i madh dhe ne e donim, kishim gjithçka gati, por fakti që Milik nuk shkoi te Roma na hodhi në erë të gjitha planet.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Morata ka ardhur këtu si ide e fundit, përkundrazi. Alvaron e kemi kërkuar edhe përpara Xhekos dhe sapo na u dha mundësia firmosëm, sepse me Moratën lidhja e fortë që në 2016-ën nuk është shkëputur kurrë, – u shpreh Paratiçi.

“Provimi i Suarezit? Luis ishte gjithashtu një objektiv i yni. E dinim që do largohej nga Barcelona dhe nisëm bisedimet për të firmosur. Por për sa i përket provimit, nuk kam asgjë çfarë të them”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"