Xheko dhe Lautaro sfidojnë Berat Gjimshitin. Ja formacionet e mundshme në Inter-Atalanta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:14

Xheko dhe Lautaro sfidojnë Berat Gjimshitin. Ja formacionet e mundshme në Inter-Atalanta

Interi do të luajë sot duelin e parë direkt për titullin, ndonëse Atalanta nuk e ka nisur me vrullin e viteve të fundit kampionatin.

gjimshiti

Gjithsesi, bergamaskët janë të rrezikshëm dhe kanë ardhur në rritje, ndaj në “San Siro” parashikohet spektakël, me Berat Gjimshitin me shokë të cilët do të kërkojnë të ndalojnë makinerinë prej 18 golash të Inzagit.

Trajneri zikaltër fërkon duart me vazhdimësinë që skuadra e tij ka shfaqur dhe ndonëse pa Korrean e Vidalin, ai do t’i besojë Xhekos e Lautaros që të çajnë murin e formuar nga Gjimshiti, Palomino e Toloi, ndërsa Zapata do të jetë rreziku i portës së Handanoviçit.

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"