Xhejms paralajmëron azerët: Laçi do të vijë për t’u mundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 0:11

Xhejms paralajmëron azerët: Laçi do të vijë për t’u mundur

Sezoni i ri futbollistik për Laçin nis nga përfaqësimi në Ligën e Europës, ku më 27 gusht luan në Azerbajxhan ndaj Keshlas. Kundërshtari nuk është i panjohur për kurbinasit, pasi është ndeshur edhe para pesë vitesh, por asokohe quhej Inter Baku. Laçi u eliminua asokohe në turin e parë eliminator të Ligës së Europës pas dy barazimesh, 0-0 në Baku dhe 1-1 në Laç.

Laci-Partizani 1-1, Xhejms ne dyluftim

Një nga protagonistët e atyre ballafaqimeve, ish-sulmuesi i Laçit, Xhejms Adeniji, që aktualisht luan në Azerbajxhan te Gabala, për mediat azere ka treguar se kësaj radhe Keshla do ta ketë të vështirë. Në një prononcim për “azerisport.com”, nigeriani pohon se Keshla do ta ketë më të vështirë se para pesë viteve ndaj kurbinasve. Ai pohoi se ndonëse është një raund që luhet me tek ndeshje dhe në fushën e skuadrës azerbajxhanase, për Laçin do të jetë si ndeshje kthimi dhe do të luajë për të arkivuar suksesin. “I kujtoj ndeshjet mes Laçit dhe Inter Bakusë, që sot quhet Keshla, që u luajtën para pesë viteve.

Tani të dyja skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën. Mendoj se në këtë moment do të jetë më e vështirë për të dyja ekipet. Laçi do ta shikojë këtë sfidë si ndeshje kthimi, duke e llogaritur sikur janë mundur në të parën. Ata do të mbërrijnë në Baku të karikuar dhe për të siguruar një rezultat të suksesshëm ndaj Keshlas, kualifikimin. E sigurt është se do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet”, u shpreh ish-sulmuesi i Laçit, Xhejms Adeniji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"