Xhampaolo: Lojtarët ecnin në fushë, nuk reaguan mirë emocionalisht. Më pëlqeu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 23:52

Xhampaolo: Lojtarët ecnin në fushë, nuk reaguan mirë emocionalisht. Më pëlqeu…

Trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo, ka folur për mikrofonët e “DAZN”, pas humbjes në derbi ndaj Interit.

marko xhampaolo

“Analiza ime e lojës është se filluam garën me disa hezitime. Pas 10-të, 15-të minutash u vendosëm dhe loja ishte më e ekuilibruar, Interi ka diçka më shumë përsa i përket përvojës me lojtarë të rëndësishëm, por goli në goditjen e dënimit shkatërroi ekulibrin. Nuk më pëlqeu reagimi emocional i ekipit, me lojtarët që ecnin në fushë. Skuadra nuk bëri keq, pasi mund të barazonte, por nuk ruajti ekulibrat”, shprehet Xhampaolo.

 

Leao? “Më pëlqeu dhe ka disa lëvizje të mira, ashtu si ritmi. Unë mendova ta vendosja atë duke pasur parasysh si mbron Interi. Ai ka vuajtur nga përvoja e Godin, por nuk është kurrsesi i ndrojtur”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"