Xhaka sqaron largimin nga Arsenali: Nuk e ka fajin bashkëshortja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 12:29

Xhaka sqaron largimin nga Arsenali: Nuk e ka fajin bashkëshortja

Arsenali arriti të fitonte me rezultatin 5-0 në ndeshjen e fundit aty ku shkëlqeu Granit Xhaka me dy golat e tij. Por, për mesfushorin shqiptar ka qenë ndeshja e fundit duke3 qenë se do të largohet me përfundimin e sezonit.

xhaka

Me shumë gjasa, Xhaka do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm dhe kjo tashmë është bërë e ditur. Pak ditë më parë, mediat në Gjermani raportonin se ishte bashkëshortja e Xhakës, Leonita Lekaj ajo që kishte kërkuar të largoheshin nga Anglia për tu rikthyer në Gjermani.

Megjithatë, vetë Xhaka e ka refuzuar diçka të tillë. I ndalur nga tifozët për të dhënë autografe, Xhaka është pyetur nëse me të vërtetë ka ndikuar fjala e bashkëshortes së tij në këtë vendim. Megjithatë, përgjigja e tij ka qenë e qartë, duke bërë të ditur se ajo s’ka lidhje me largimin nga Arsenali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"