Xhaka refuzon Kombëtaren dhe lë një vend bosh, kuqezinjtë presin përgjigjen e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 14:10

Xhaka refuzon Kombëtaren dhe lë një vend bosh, kuqezinjtë presin përgjigjen e…

Emri në listën e pritjes është ai i Ergys Kaçes. Mesfushori i AEL Larisës përshtatet me rolin e lënë bosh nga Xhaka dhe, me gjasë, stafi i kuqezinjve ka nisur që ditën e hënë një kërkesë ndaj lojtarit që po aktivizohet në kampionatin grek.

kace

Në stërvitjen e djeshme, mesfushori kuqezi nuk ka qenë i pranishëm, madje as në grumbullim deri në orët e mbrëmjes. Deri më tani, burime pranë stafit të Kombëtares kanë bërë me dije se nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga Kaçe.

Mesfushori kuqezi gjithashtu është prej atyre që e ka ndier lënien jashtë planeve kohët e fundit dhe sigurisht që ka rikujtuar pakënaqësitë e vjetra. Sot pritet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"