Xhaka kërkon falje për festimin me shqiponjë, Shaqiri ironizon: Duke parë ndeshjen në male…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 16:53

Xhaka kërkon falje për festimin me shqiponjë, Shaqiri ironizon: Duke parë ndeshjen në male…

Skuadra e Zvicrës është mbledhur në hotelin Nati dhe sot është dhënë edhe një konferencë për shtyp nga trajneri Petkoviç. Ndërkohë që papritur në sallën e konferencës, hynë të gjithë lojtarët. Qëllimi i këtij veprimi, ishte për të krijuar transparencë për publikun, për polemikat në Botërorin e Rusisë, dhe për atë që ndodhi me kombëtaren helvete pas Rusisë.

sdfhdgfgxd

Në konferencë për shtyp për ulet trajneri dhe këshilli i skuadrës me Stefan Lishtajner, Granti Xhakën, Jan Somer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Zhuru. Dhe për herë të parë, ishin edhe lojtarët me origjinë shqiptare që kërkuan falje për festimin me shqiponjë në Botëror.

sdhfsdg

Xhaka tha: “Do të isha budalla po ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”

Nga ana tjetër, edhe Stefan Lishtajner pati dy fjalë pendese: “Kërkoj falje, nuk dua që t’i hap problem askujt.” Ndërsa Shaqiri me ironi thotë: “Sigurisht, unë kërkoj falje nëse njerëzit u ndjenë të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”

NATI-WM19322

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"