Xhaka i del në mbrojtje Ozilit: Ai është lojtari…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 10:14

Xhaka i del në mbrojtje Ozilit: Ai është lojtari…

Granit Xhaka ka dalë në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës, Mesut Ozili teksa e cilëson gjermanin si lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.

Xhaka

Ozil është kritikuar në fillim të këtij sezoni për shfaqje të dobëta me bardhekuqtë. Në mes të thashethemeve, u përfol se mesfushori u kritikua ashpër nga trajneri Unai Emeri, dhe ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm në Janar nga “topçinjtë”. Trajneri Emeri është shprehur se Ozil duhet të rrisë nivelin e tij të lojës dhe të mësoj të luajë jashtë rolit në një “numri 10” të pastër.

GettyImages.626115310

Ndërsa Xhaka kur u pyet nga “Sky Sports” tha: “Unë mendoj se Ozil është lojtari më i mahnitshëm që kam luajtur deri më sot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"