Xhaka e pranon: Nuk ke çfarë të bësh kur ke Ronaldon përballë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2019 | 13:21

Xhaka e pranon: Nuk ke çfarë të bësh kur ke Ronaldon përballë që…

Zvicra u eliminua ditën e djeshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, pasi u mund nga Portugalia me shifrat 3-1, me Ronaldon që spikati me një tripletë.

xhaka ronaldo

Verdiktin e kësaj ndeshje e pranon edhe kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka. Shqiptari, në një reagim në Instagram, teksa poston edhe një foto me Ronaldon, shkruan: “Vërtetë krenar për performancën tonë dhe progresin që po bëjmë. Ndonjëherë, nuk ke çfarë të bësh më shumë kur përballë gjendet Ronaldo, i cili shënon shënon një tripletë kaq speciale”.

das

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"