Xhaka: Duhet të fitonim me Suedinë, pas ndeshjes me Serbinë, Botërori përfundoi për Zvicrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 16:06

Xhaka: Duhet të fitonim me Suedinë, pas ndeshjes me Serbinë, Botërori përfundoi për Zvicrën

Granit Xhaka është rikthyer që të flasë edhe njëherë për skuadrën e tij në Botërorin e Rusisë. Zvicra bëri një fitore të bujshme përballë Serbisë me rezultatin 2 me 1 dhe Xhaka ka folur për këtë ndeshje dhe për atë ndaj Suedisë. “Nga një anë jam krenar për arritjen, por nga ana tjetër nuk arritëm dot objektivin tonë. Suedia ishte një kundërshtar i vështirë, por ne duhet t’i kishim mundur.” – u shpreh Xhaka.

xhaka

Festimi me “shqiponjë” – “Ato që u diskutuan pas ndeshjes me Serbinë më zhgënjyen shumë. Ishte një takim i mbushur me emocione. Pasi arbitri i ra bilbilit në fund të ndeshjes, Botërori për Zvicrën mori fund. Nuk u fol më aspak për futboll. Gjërat u ekzagjeruan dhe jam shumë i sigurt se nga ato që u thanë dhe u shkruan patën një ndikim te skuadra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"