Xhaka del kampion, Gashi gol Drogbasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 10:56

Xhaka del kampion, Gashi gol Drogbasë

Është dashur që të zëvendësohet nga Naser Aliji në minutën e 20- të të takimit për shkak të një tërheqjeje muskulore që ka ndjerë në kofshë gjatë një dueli shpejtësie. bazeli kampionParaprakisht, mediat helvete njoftojnë se ky dëmtim do ta lërë Taulant Xhakën jashtë për të paktën dy javë.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares ka pasur arsye që ta harrojë dëmtimin dhe të hapë shampanjën me Bazelin, pasi zviceranët kanë zyrtarizuar titullin kampion që vjen për të shtatin vit radhazi në kampionatin helvet. Bazeli ka fituar 2- 1 përballë Sionit në javën e 31-të të kampionatit, ku në të dytin gol ka asistuar Naser Aliji.

Asistet

Kjo fundjavë ka qenë pozitive për disa nga legjionarët kuqezi. Herolind Shala dhe Armando Vajushi kanë asistuar për shokët e skuadrës për të marrë pikë në përballjet e kësaj jave, ndërkohë që në Ligën e dytë Turke, Vedat Muriqi ka shënuar një gol me vlerën e tri pikëve, duke i dhënë një fitore Giresunsporit që e ngjit në vendin e tretë dhe e bën një prej ekipeve që do të ketë mundësinë e ndeshjeve “play off” për t’u ngjitur në Superligën turke.

Në ndeshjet e tjera të këtij kampionati, Strakosha ka ndjekur nga stoli barazimin e Salernitanës 2-2 ndaj Askolit, ndërsa Memushaj nuk ka qenë as në stol për këtë sfidë ku Peskara ka barazuar pa gola në transfertë me Entelën. Në Bundesligën e dytë gjermane, Jurgen Gjasula është rikthyer pas pezullimit që mori, megjithatë Grojther Fyrti është mundur 0-2 nga Hedenheim. Mesfushori shqiptar është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 31-të. Në Turqi, Sokol Cikalleshit nuk i është dhënë hapë- sirë nga trajneri në përballjen që Basaksehiri ka luajtur jashtë fushe me Gençlerbirligin. Takim i cili ka përfunduar 0-0. Në Francë, Nantë ka mundur 1-0 Nicën, ndërkohë që Lorik Cana dhe Ermir Lenjani e kanë ndjekur ndeshjen nga stoli.

Gashi

Sulmuesi i Kombëtares ka sfiduar Didier Drogbanë në përballjen mes Montreal Impakt dhe Kolorados që ka përfunduar 2-2. Ka qenë ish-sulmuesi i Çelsit që ka hapur sfidën në minutën e nëntë, më pas Gashi ka barazuar me një gol të bukur në minutën e 47-të. Tisot ka kaluar sërish në avantazh vendasit dhe Burling ka rivendosur balancat. Gashi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 78-të të takimit, ndërkohë që ky është i dyti gol personal për të me Kolorado Rapids. Pas këtij takimi, skuadra e shqiptarit ka marrë kryesimin e klasifikimit.

Përgatiti: OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"