“Xhaka bën shqiponjën , s’e ndjen Zvicrën, nuk duhet të jetë kapiten”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 18:18

“Xhaka bën shqiponjën , s’e ndjen Zvicrën, nuk duhet të jetë kapiten”

Kupa e Botës ka përfunduar dhe duket se disa-ve u ka mbetur akoma në mëndje shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit. Megjithëse me këtë të fundit nuk u morr shumë ish-lojtari i Liverpulit, Stedan Henshoz e ka kritikuar jo pak lojtarin Granit Xhaka.

Stephane-Henchoz-Liverpool-650722

Ai është shprehur për “blick.ch” duke thënë: Ata ne fillim duhet të dinë të përfaqësojnë Zvicrën, përpara se të bëhen futbollistë të Zvicrës. Megjithëse prindërit kanë ikur që herët nga ish-Jugosllavia, fëmijët nuk kanë pse “shpërthejnë” dhe tregojnë shqiponjë në ndeshje të Zvicrës. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Nëse Petkoviç vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Somer, Shar apo Lishtajner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”.

granit-xhaka-cropped_rea45x3ixcpy1f094vc6znytx

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"