Xhaferri e braktisi për futbollin, Vllaznia e basketbollit bëhet për t’i qarë hallin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 22:51

Xhaferri e braktisi për futbollin, Vllaznia e basketbollit bëhet për t’i qarë hallin

Ndonëse ishte një sezon, në të cilin u futën me objektiva madhorë, siç ishte ai fitimit të titullit të dhjetë kampion në histori, edicioni 2021-2022 për Vllazninë e basketbollit të meshkujve po shkon si mos më keq. Me gjithë investimet duke afruar lojtarë të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultatet në pjesën e parë të sezonit ishin shumë larg pritshmërive për kuqeblutë, duke i kushtuar edhe pankinën trajnerit malazez Nikola Milatoviç.

milatovic xhaferi

Por si të mos mjaftonte kjo, Vllaznia, vetëm disa ditë më parë mori një goditje fatale, që ishte largimi nga presidenca i Alban Xhaferit, duke e futur klubin në kolaps. Rrjedhimisht janë larguar edhe shtatë lojtarët amerikanë, por përveç tyre nuk është më pjesë e skuadrës as zv.trajneri Ervin Bërdica, i cili në ndeshjet e fundit bëri trajnerin e parë.

Në ekip tani rezultojnë vetëm shtatë lojtarë kapiteni Bekteshi, Shestani, Faslija, Rakaj, Memçaj, Shabani, Kruja dhe Gjeçaj. Kështu në Shkodër tashmë po bien fort kambanat, ndërsa nga ëndrra e titullit kampion, tashmë po shfaqen “fantazmat” e rënies nga kategoria, pasi nëse nuk ndërhyhet menjëherë, në këto kushte rrezikohet seriozisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"