Xhaferi takon Infantinon: Shkodra, qendër e talenteve për rajonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 15:29

Xhaferi takon Infantinon: Shkodra, qendër e talenteve për rajonin

Presidenti i klubit të futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, nga Budapesti ka konfirmuar se Shkodra do të jetë qendra e zhvillimit të talenteve rajonale. Presidenti i Vllaznisë po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të ECA ((European Club Association), anëtare e së cilës Vllaznia është prej më tepër se 10 vitesh.

xhaferi infantino

“Me presidentin Gianni Infantino, në ECA – “Heart of football”, për të treguar që edhe kuqeblutë kanë vendin e tyre në sportin më të bukur në botë. “Football for all” do të jetë projekti ynë, që do ta kthejë Shkodrën në qendrën e ardhshme të zhvillimit të talenteve rajonale”, shkruante Xhaferi.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, numri 1 i klubit shkodran, bashke me një foto me presidentin e FIFA-s, Gianni Infrantino, ka dhënë lajmin se Shkodra do të kthehet në qendrën e zhvillimit të talenteve rajonale. Nëse ndodh kështu, pa dyshim që kjo do të jetë diçka shumë e rëndësishme për futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"