Xhafaj: Mos i bëni presion Danilo Alveshit, është një nga sulmuesit më të fortë të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 20:21

Xhafaj: Mos i bëni presion Danilo Alveshit, është një nga sulmuesit më të fortë të Superiores

Daniel Xhafaj apelon që të mos i bëhet presion Danilo Alveshit. Ish-sulmuesi vlonjat e cilëson Alveshin jo si lojtar goli, por me rendiment në lojë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, nga Amerika, Xhafaj analizon nisjen e kampionatit për Flamurtarin, të cilin e cilëson si start pozitiv.

daniel xhafaj

Për Xhafajn, vlonjatët i kanë të gjitha mundësitë për të arritur Kupat e Europës. Ish-sulmuesi vlonjat ëndërron që një ditë të kthehet në Shqipëri dhe të jetë trajner në Superligë. “Alvesh nuk është lojtar goli që të bëjë 15 ose 20 gola, por është nga sulmuesit që ka rendimet në lojë dhe ka vlera të tjera.

Xhafaj

Mendoj se futja në presion ose kritikat ndaj tij vetëm do ta përkeqësojnë rendimentin e tij në lojë dhe gjithë ajo sakrificë dhe shpenzim për qëndrimin e tij thjesht do të ishin të pavlerë”, tha ndër të tjera Xhafaj në intervistën e tij.

Xhafaj, si e vlerësoni konfliktin më të fundit mes trajnerit Duro dhe sulmuesit Alvesh?

Alvesh është sulmues shumë cilësor. Ai ka cilësi shumë të mira dhe është nga sulmuesit më të fortë të Superiores. Nuk e kuptoj pse po ushtrohet presion rendimentit të tij. Dihet se ai ka gati 2 sezone që luan në Vlorë dhe klubi dhe stafi teknik i dinë cilësitë e tij.

Alvesh nuk është lojtar goli që të bëjë 15 ose 20 gola, por është nga sulmuesit që ka rendimet në lojë dhe ka vlera të tjera. Mendoj se futja në presion ose kritikat ndaj tij vetëm do ta përkeqësojnë rendimentin e tij në lojë dhe gjithë ajo sakrificë dhe shpenzim për qëndrimin e tij thjesht do të ishin të pavlerë.

Danilo-Alvesh-Duro

Pas dy fitoreve, Flamurtari nuk shkon më tej, por ndalet me Luftëtarin. Çfarë mendoni se nuk shkon?

Mendoj se starti ka qenë pozitiv dhe e rëndësishme është të vazhdojnë me këto ritme. E mirë do të ishte që të fitonin, por ajo ndeshje iku. Tani duhet menduar për ndeshjen në vazhdim. Nuk besoj se është dramë barazimi dhe nuk ka gjëra që nuk shkojnë. Thjesht ishte një javë pa fat dhe nuk morën fitoren.

Pse këto oshilacione te ky ekip?

Po, dua të them se oshilacionet janë, sepse ekipi është i ri dhe ka lojtarë me eksperienca të ndryshme në karrierë dhe u duhet kohë.

Çfarë prisni më shumë nga Flamurtari?

Në këto javë që janë luajtur nuk besoj se ka vend për të kritikuar ose për të parë gjëra që duhet të ndryshojnë.

Flamurtari

Deri ku mund të shkojë ekipi, a është për Kupat e Europës?

Mendoj se ekipi është i kompletuar dhe me elementë cilësorë. Kupat e Europës janë objektiv i realizueshëm.

Çfarë nuk ju pëlqen te Flamurtari?

Nuk po bëj koment për këtë pjesë, sepse e kam thënë mendimin tim për këtë situatë dhe keqinterpretohet.

Me çfarë merreni aktualisht në Amerikë?

Prej një viti jam drejtor teknik për moshat nga U-15 deri U-19 vjeç dhe kam dy ekipe që drejtoj vetë, U-13 dhe U-16 vjeç në Sëlltik Akademi në Florida.

Daniel Xhafaj

A e mendoni rikthimin në Shqipëri?

Për momentin nuk mund të kthehem në Shqipëri pa mbaruar disa punë personale. Në të ardhmen nuk di, por e mendoj gjithmonë si do të ishte karriera ime si trajner në Shqipëri. Shpresoj që një ditë të bëhet realitet, sepse shpenzova 20 vite në Superioren shqiptare.

ERMAL SIKA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"