VIDEO/ “Është vetëm çështje kohe që kampionati të fillojë”, flet Shehi: Më mungon futbolli, sepse është pjesë e jetës tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 18:50

VIDEO/ “Është vetëm çështje kohe që kampionati të fillojë”, flet Shehi: Më mungon futbolli, sepse është pjesë e jetës tonë

Kapiteni i skuadrës së Kukësit, Orges Shehi ka dhënë një intervistë për RTSH Sport, ku shtë shprehur optimist se kampionati dhe jeta e përditshme do t’i rikthehen normalitetit së shpejti.

ORGES SHEHI

Teksa pranon situatën e vështirë të shkaktuar nga koronavirusi, trajneri Shehi apelon që të gjithë të respektojmë rregullat, në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i infektimit.

SHEHI

Për më tepër, 42 vjeçari durrsak shton se lojtarët i ka në vëzhgim online dhe i sygjeron atyre të bëjnë disa vrapime aq sa munden, për të mos qenë në pauz totale.

SHEHI

“Ndodhemi në një situatë të vështirë jo vetëm ne por e gjithë bota. Në këto kushte ku ndodhemi nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojmë që e gjitha kjo të mbyllet shumë shpejt. Por që kjo të mbyllet sa më shpejt, duhet që të respektojmë rregullat për të shkëputur zinxhirin e infektimit.

Sigurisht që ditët e para ishin te vështira, por pastaj duhet organizuar dita, sepse njeriu e mbledh mendjen që do të rrijë në shtëpi dhe e organizon ditën sa mundet që kjo ditë mos të jetë e mërzitshme. Skuadra ka një program dhe këtë program e kemi dhënë kur u ndërpre (kampionati). Unë në telefonin  tim kam një aplikacion që i kontrolloj online të gjitha vrapime aq sa mundem.

kukesi

Sigurisht që nuk mund ta detyroj skuadrën së në këto kushte të dalë orar pa orar, por në atë orar që ata munden sa kanë mundësi të bëjnë disa vrapime për të mos qenë në pauz totale. Kurse për sa i përket ushtrimeve që i kemi dhënë në shtëpi ata kontrollohen dhe na i sjellin me video.

Sa më mungon futbolli? Sigurisht që më mungon, sepse futbolli është pjesë e jetës tonë. Na mungon jeta, na mungon përditshmëria, por shpresojmë që kjo të rikthehet për vazhdimin e gjithësecilit në pasionet dhe punët e tyre që kanë. Jam optimist që kjo situatë do të mbarojë. Është vetëm çështje kohe, pra duhet të jemi të durueshëm dhe kjo situatë të na shërbejë për mirë, dhe besoj se kampionati do të fillojë. Pra e thashë dhe pak më parë, është vetëm çështje kohe që kampionati dhe jeta e përditshme të fillojë normalisht,” deklaron Shehi në videon e shpërndarë në Facebook-un e tij.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"