Vuri bast për nipin e tij/ Xhaxhai i portierit të Mançester Junajtid godet në shenjë me një shumë të majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 16:47

Vuri bast për nipin e tij/ Xhaxhai i portierit të Mançester Junajtid godet në shenjë me një shumë të majme

Xhaxhai i portierit të Mançester Juajtid Dean Henderson kishte vendosur një bast në kompaninë e njohur ʺWilliam Willʺ se nipi i tij do të debutonte me kombëtaren angleze.

dean henderson

Martin Plunket xhaxhai i Hendersonit kishte vendosur bastin 500/1 me 25 stërlina dhe me arritjen e debutimin e nipit të tij me ʺ3 Luanëtʺ, ai fitoi 12.500 stërlina. Në këtë bast nuk ka përfituar vetëm xhaxhai por edhe mamaja edhe gjyshja e portieri anglez fituan 2500 stërlina kur ky i fundit kaloi tek ʺdjajtë e kuqʺ.

“Nuk kam folur ende me Hendersonin në lidhje me bastin, por ai i bëri mesazh mamasë së tij të enjten e kaluar dhe e pyeti nëse i kemi marrë që të gjithë paratë. Ende nuk jemi paguar edhe pse konfirmimin nga ʼWilliam Willʼ e kemi marrë.

Dean meriton gjithçka dhe shumë shpejt do të jetë në majat e futbollit”, deklaroi xhaxhai i portierit për të përditshmen britanike “The Mirror”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"