Vucaj pret kryebashkiaken, Lamçja mbetet jashtë. Ja lista e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 17:45

Vucaj pret kryebashkiaken, Lamçja mbetet jashtë. Ja lista e Luftëtarit

Erjon Vucaj nuk mund të quhet ende një lojtar i Luftëtarit, pasi nuk e ka marrë lejen e kalimit nga Vllaznia. Dje mesfushori ka qenë në Shkodër për të takuar kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, në mënyrë që të gjejë gjuhën e përbashkët.

Erjon-Vucaj

“Kam kërkuar të takoj kryebashkiaken Ademi për të më dhënë lejekalimin, që të luaj për ndeshjen e Ligës së Europës me klubin e Luftëtarit. Nuk e kam arritur një gjë të tillë dhe kjo më penalizon për të qenë pjesë e ekipit që nesër, pasi do të nisë faza përgatitore në Slloveni. Nuk e di nëse do të arrij që të marr OK-in e klubit, por dëshira ime është që të isha me Luftëtarin në Ligën e Europës”, ka thënë dje Vucaj për “Panorama Sport”.

Mesfushori është i bllokuar nga klubi shkodran, pasi ka një kontratë 1- vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Në këto kushte, para se t’i jepet leja e kalimit, duhet që të ulet në bisedime me drejtuesit e klubit. Për momentin kjo duket e vështirë, sepse administratori i Vllaznisë ka dhënë dorëheqjen dhe ende nuk është emëruar i riu. “Nuk e di ku duhet të drejtohem. Në njëfarë mënyre jam i bllokuar nga ana e klubit. Unë do të ulem dhe të diskutoj për të ardhmen time me Vllazninë dhe nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, atëherë do të shikoj mundësi të tjera”, përfundoi fantazisti. A.Uruçi

Lamcja feston pa fanelle

Sulmuesi elbasanas, Eri Lamçja, ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Millosh Kostiç për minifazën përgatitore që Luftëtari do të zhvillojë në Slloveni. Sot bluzinjtë do të lënë Shqipërinë, teksa deri më 5 korrik do të luajnë katër ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve si Rabotniçki, NK Aluminij, FC Voluntari dhe NK Krsko.

lista luftetari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"