Vucaj: Nuk kemi ende të drejtë të festojmë, jemi akoma në zonën e rrezikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 20:58

Vucaj: Nuk kemi ende të drejtë të festojmë, jemi akoma në zonën e rrezikut

Erjon Vucaj, u shpall lojtari i ndeshjes në sfidën mes Vllaznisë dhe Teutës, dhe shkodrani u shpreh i kënaqur për këto pikë, por thekson se ende nuk ka mbaruar asgjë për ekipin e tij.

vucajj

A po kthehet ish-lojtari i Laçit?

Që kur kam ikur nga Laçi, nuk kam gëzuar një formë të mirë. Si në Vlorë, si me Tiranën. Por, tani shpresoj të kthehem të bëj më të mirën për qytetin tim.

6 pikë, nuk pësoni as gol. Si ishte situata te dhomat pas ndeshjes?

Ne duhet të bëjmë disa fitore radhazi, që të kemi të drejtë të festojmë. Me 2 fitore, përsëri jemi në zonën e rrezikut, edhe pse mund të jemi shkëputur pak pikë.

Vllaznia duket shumë e lexueshme. Mund të ndryshoni diçka?

Ne kemi pasur një ngërç psikologjik, dhe loja nuk del aq e mirë. Duke parë edhe ndeshjen me Lushnjën, si edhe sot, na është rikthyer pak qetësia. Por, akoma nuk ka mbaruar asgjë, që ne të bëjmë një lojë më të qetë e më të mirë.

Ndjeni diferenca me rivalët përpara?

Ne nuk shohim rivalët, as më sipër as më poshtë. Në ndeshjen e radhës, ne gjithmonë kërkojmë të marrim maksimumin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"