Vucaj nderon Dritën, skuadra gjilanase merr arratinë në kampionat. Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 19:12

Vucaj nderon Dritën, skuadra gjilanase merr arratinë në kampionat. Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

U luajtën sot 3 sfidat e vlefshme për javën e 29-të të Superligës kosovare. Kryesuesit e Dritës, arritën një fitore tepër të rëndësishme në kampionat ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1, duke u shkëputur +5 pikë nga ndjekësit e Ballkanit.

dRITA Vucaj

Protagonist në këtë përballje ishte edhe mesfushori Erjon Vucaj, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, duke kaluar në avantazh gjilanasit. Miqtë nga qyteti i Niklit barazuan sfidën në të 56-tën me Bojkun, ndërkohë që Gërbeshi realizoi golin e fitoren në minutën e 67-të.

Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Flamurtari triumfoi me rezultatin 4-3 përballë Dukagjinit. Sfida mes Trepças 89’ dhe Vushtrrisë përfundoi në barazim 1-1.

rENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"