Vuante prej 6 vitesh nga sëmundja e pakureshme/ Kush ishte Gerd Myler, legjenda gjermane që ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2021 | 14:07

Vuante prej 6 vitesh nga sëmundja e pakureshme/ Kush ishte Gerd Myler, legjenda gjermane që ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare

Shuhet një tjetër legjendë! Gerd Muller, ish-sulmuesi i famshëm i Bajern Mynihut dhe kombëtares së Gjermanisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 75-vjeçare.

Myler-10-433x300

Myler vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias). Nga sëmundja e rëndë e Alzheimerit kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit si Puskas apo Kubala. Bomberi gjerman fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane.

Vetëm Leo Mesi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85). Sulmuesi i atij Bajernit legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981.

Myler realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"