Vuan nga tumori, klubi shqiptar i del në krah lojtarit të tij: Rikthehu të gëzojmë sukseset!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 19:25

Vuan nga tumori, klubi shqiptar i del në krah lojtarit të tij: Rikthehu të gëzojmë sukseset!

Klubi i Trepçës është prekur pa masë nga lajmi se futbollsti i vet Arben Beqiri është diagnostikuar me kancer në stomak.

arben beqiri

Vetë portieri 31-vjeçar e pranoi publikisht se vuante nga ky problem për “Gazetën Olle”.

Pas publikimit të këtij lajmi, klubi i Trepça ’89 mbështeti me një mesazh publik nga faqja e saj duke i uruar shërim të shpejtë Beqirit për të jetuar sërish së bashku sukseset në vazhdimësi.

Beqiri tregoi se do t’i nënshtrohet kimioterapisë dhe shpreson që të kthehet në muajin mars.

Mesazhi i Trepçës për Arben Beqirin:

trepca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"