Vuan nga pubalgjia, Danilo Alvesh humb sfidën ndaj Partizanit dhe alarmon Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 9:53

Vuan nga pubalgjia, Danilo Alvesh humb sfidën ndaj Partizanit dhe alarmon Flamurtarin

Danilo Alvesh alarmon Flamurtarin. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi vuan nga pubalgjia dhe kur dihet që ky është një dëmtim kronik në zonën ku bashkohet këmba me trupin, rrezikon shumë. Këtë problem e kanë pasur shumë lojtarë të njohur në Europë, mes tyre edhe Kaka në kohën kur luante për Milanin.

danilo alvesh

Kjo patologji vjen prej mbingarkesës dhe kryesisht shkak bëhen sprintet, kërcimet apo ndryshimet e drejtimit. Braziliani është duke bërë terapi, por me një shqetësim të tillë nuk dihet se kur do të rikthehet.

E sigurt është që humb Partizanin, gjithçka varet nga reagimi që do të ketë lojtari. Për Ilir Dajën  ky nuk është halli i vetëm, pasi planet po ia prish Goran Silanovski i pezulluar prej të verdhëve. Krahu i djathtë mund t’i jepet Deliajt ose Beqajt, megjithatë vendimi nuk është marrë ende.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"