Vuan nga kanceri, futbollisti shqiptar jep lajmin e mirë: Mjekët janë të kënaqur me fazën e rikuperimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2020 | 18:37

Vuan nga kanceri, futbollisti shqiptar jep lajmin e mirë: Mjekët janë të kënaqur me fazën e rikuperimit

Portieri i Trepçës ’89 Arben Beqiri po fitojn luftën me kancerin në stomak.
arben beqiri
31-vjeçari, i cili u diagnostikua me masën tumoriale në organin tretës rreth 4 muaj më parë u shpreh për “Gazetën Infokus” se po përfundon terapinë e kurimit dhe pret të kryejë fazën e fundit. Ai shtoi se mjekët janë të kënaqur me rikuperimin fizik të tij.

Për sa i përket rikthimit në fushë, Beqiri beson se mund të aktivizohet sërish sezonin e ardhshëm.

“Kurimi prej kancerit në stomak – Gjendja ime shëndetësore është e mirë dhe stabël.  Deri tani kam kryer shtatë faza të terapisë, më ka mbetur vetëm edhe një. Më tej do të bëj analizat  për të parë gjendjen time shëndetësore. Në përgjithësi edhe mjekët janë të kënaqur me ecurinë se si ka shkuar shërimi.

Rikthimi në fushë – Sa i përket rikthimit në fushat e blerta, besoj se do të rikthehem sezonin e ardhshëm”, deklaroi futbollisti i Trepçës Arben Beqiri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"