Vuajtjet nuk kanë fund, Kastrioti pa gjysmë ekipi për sfidën me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 9:12


Vuajtjet nuk kanë fund, Kastrioti pa gjysmë ekipi për sfidën me Dinamon

Kastrioti vijon të jetë ekip i brishtë këtë sezon dhe këtë e tregojnë rezultatet zhgënjyese që po arrihen javë pas jave, ndonëse me përjashtim të ndeshjes së fundit ndeshjet e tjera është zhvilluar një lojë e mirë nga skuadra. Këtë fundjavë krutanët do të luajnë sërish në transfertë, këtë radhë ndaj Dinamos.

KASTRIOTI 1

Për këtë ndeshje, stafi teknik do të bëjë pa disa nga lojtarët kryesorë, pasi Abaz Karakaçi dhe Damir Grgiç janë në dyshim për këtë sfidë, ndërsa mungesë e sigurt është ajo e Bekim Didës, i cili u ndëshkua me të kuqe në Shkodër.

Gjithashtu, tashmë dihet që këtyre mungesave u shtohen edhe ato të dyshes së dëmtuar Joan Çela dhe Enes Isufi. Krutanët në këtë fazë të parë, krahas mungesës së rezultateve po vuajnë edhe mungesën e lojtarëve për shkak dëmtimesh, por duket se këtë sezon, ndryshe nga vjet po vihet re edhe një mungesë e shpirtit luftarak.

Një sezon më parë skuadra ishte më tepër luftarake dhe agresive dhe çdo kundërshtar e kishte shumë të vështirë në përballjet me ta. Gjithsesi, ndonëse janë të fundit, krutanët shpresojnë sa më shpejt të rikthehen te rezultatet pozitive.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL