Vuajtjet me Hofenhaimin, ja çfarë i mungoi Bajernit të Kovaçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 14:37

Vuajtjet me Hofenhaimin, ja çfarë i mungoi Bajernit të Kovaçit

Bajerni i Mynihut fi toi 3-1 në ndeshjen e parë të Bundesligës për sezonin e ri. Skuadra kampione e Gjermanisë, edhe pse ishte superiore ndaj kundërshtarit, çaloi jo pak në 30 minutat e fundit të lojës. Nuk munguan as gabimet e arbitrit, i cili u “dha një dorë” bavarezëve në momentin e golit të dytë të shënuar nga Levandovski me penallti. Frank Riberi bëri një simulim të pastër, një episod që e pranoi edhe vetë trajneri Kovaç në fund të ndeshjes. Por, çfarë nuk shkoi në lojën e Bajernit në ndeshjen debutuese ndaj Hofenhaimit.

bajern

LOJË E LEXUESHME

Trajneri Kovaç kishte lënë në stol Arjen Roben dhe Hames Rodrigez, edhe pse këta dy të fundit kishin luajtur pothuajse në çdo ndeshje miqësore. Përveç Tiagos, pjesa tjetër e lojtarëve që ndodheshin në mesfushë ishin inekzistent. Martinez gaboi shumë topa dhe qarkullimi i topit ishte shumë i avashtë. Skuadra u mundua të luante nga krahët duke shfrytëzuar shpejtësinë e Riberisë dhe Koman që në pjesën e parë ishin shumë të rrezikshëm. Por me kalimin e minutave, Nagelsman kupton shpejt lojën e Kovaçit dhe i bllokon krahët kampionëve.

LODHJA

Fillimi i pjesës së dytë foli për kundërshtarin që rrezikoi jo pak portën e Nojerit dhe që u ndëshkua me golin e barazimit shumë shpejt. Një aplikim perfekt i kundërsulmit nga skuadra e Nagelsmanit që bllokon çdo aksion të bavarezëve. Kovaç mundohet të kundërpërgjigjet dhe në lojë hyn Hames, i cili i jep më gjallëri skuadrës. Në këtë çast erdhi dhe momenti më i diskutuar i lojës, ku Riberi fiton një penallti të dyshimtë. Në minutat e mbetura, Hofenhaimi u shpërbë taktikisht duke lënë shumë hapësira në mbrojtje, që i dhanë mundësinë Bajnerit të krijonte disa raste rrezikshme në një hark kohor të shkurtër. Sezon i ri, avaz i vjetër shkroi “Bild” pas ndeshjes, Bajerni fiton edhe kur nuk është perfekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"