“Vuajtëm shumë, kjo do ndodhë edhe në ndeshjen e kthimit”, Poçetino: Kishim fat, do e bëj gjumin i qetë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:35

“Vuajtëm shumë, kjo do ndodhë edhe në ndeshjen e kthimit”, Poçetino: Kishim fat, do e bëj gjumin i qetë, por…

PSG-ja mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa triumfoi 2-3 ndaj Bajernit në Gjermani. Pas ndeshjes, trajneri i parisienëve, Mauricio Poçetino u shfaq shumë i lumtur, teksa tha se do e bëjë gjumin disi më të qetë sot, por i vetëdijshëm se ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë.

pochettino.psg.2020.21.pollice.ok.750x450

“Ne vuajtëm shumë ndaj Bajernit, ishte një ndeshej shumë e vështirë. Bajerni është një ekip I shkëlqyer, janë kampionët në fuqi. E pranoj që në këtë ndeshej ne kishim edhe pak fat. Mbrojtëm shumë mirë dhe krijuam rastet tona. Jam i kënaqur me skuadrën. Megjithatë janë edhe 90 minuta të tjera. Meritat i takojnë të gjitah skuadrës. Jemi në një kohë të çuditshme, ky virus ka ndryshuar jetën dhe futbollin.

Këto situata të vështira mund të ndodhin. Mbape ka aftësi të shkëlqyera teknike dhe është shumë i shpejtë. Është një lojtar shumë i talentuar. Ai mund të luajë në çdo pozicion. Mund të them se do të fle pak më i qetë tani. Ne e dimë që Bajerni do të na bëjë të vuajmë në ndeshjen e kthimit dhe në Paris nuk do të jetë e lehtë. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit përveç rezultatit të bëjmë edhe një ndeshje të mirë”, tha Poçetino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"