“Vuajtëm, ishte një ditë e keqe”, Shehi: Kemi mesfushën më të mirë në Shqipëri, por ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 22:09

“Vuajtëm, ishte një ditë e keqe”, Shehi: Kemi mesfushën më të mirë në Shqipëri, por ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, e pranoi se dueli ndaj Vllaznisë, ishte një ndeshje “jo”, për skuadrën e tij, duke pranuar dominimin e kundërshtarëve.  Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak ndër të tjera u shpreh:

shehi

NDESHJE “JO”- Nuk ishim aty ku duhej. Është edhe normale deri diku. Skuadra nuk ka formën optimale kur vjen pas fazës. Nuk na funksionoi manovra në sulm si dhe faza e mbrojtjes. Na mbetet të punojmë, për ta sjellë skuadrën në formën optimale. Në futboll ka edhe ditë të keqe, sot ishte një nga to. Në futboll ka dhe vuajtje, sot kemi vuajtur. Ngo është pikë kryesore në sulm, sot improvizuam. De Silvën nuk arritëm ta federonim. Nuk ishim të qartë në disa momente. Kundërshtari nuk kishte çfarë të humbiste. Sot dha gjithçka për gjithçka, ndërsa ne jemi në pozicion tjetër.

AKTIVIZIMI I HOTIT NË MAJË TË SULMIT- E dinim që nuk do të kishim kohë për të federuar De Silvën dhe menduam të luanim me 9 fals. Mendoj që ka luajtur mirë. Ishin manovrat e futbollistëve të tjerë që nuk funksionuan. E menduan kështu. Në ndeshjet miqësore që bëmë, Hoti ishte me temperaturë dhe nuk arritëm ta provonim. Gjumsin e përdora si armë rezervë. Mendova që me kalimin e minutave të dilnim në 4-3-3, siç kemi luajtur.

VËSHTIRËSITË PËR SHKAK TË MESFUSHËS SË KUNDËRSHTARIT- Mendoj që kam mesfushën më të mirë në Shqipëri. Nuk është se varet vetëm te mesfushorët. Nuk duhet të shikojmë nga rrjedh çatia, por nga vjen uji. Në pjesën e parë humbëm topat në zonë të rrezikshme. Kur vjen nga faza, skuadra nuk mund të jetë në nivelin maksimal. Në ç’do kampionat është e vështirë, java e parë, sidomos kur je kryesues. Në një moment kur nuk je aty ku duhet edhe mund ta humbasësh ndeshjen. Mos harrojmë, luajtëm përballë një skuadër që ka cilësi.

VLLAZNIA- Është skuadër pretendente, e financuar për të qenë në majë. Kishin 2-3 raste të pastra nga gabimet tona. Vllazninë e prisja të qe e rrezikshme dhe e konsideroj kundërshtar të fortë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"