“Vuajtëm anën fizike”, Faruk Sejdini: Ja pse shpërdoroi Manaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 23:04

“Vuajtëm anën fizike”, Faruk Sejdini: Ja pse shpërdoroi Manaj…

U mbyll me triumfin 1-0 të Turqisë përballja e sotme. Një humbje e hidhur për Kombëtaren e Rejës, falë golit të pësuar në minutat e fundit, nga një pakujdesi në mbrojtje. I ftuar në emisionin “Ëndërr Kuq e Zi”, trajneri i mirënjohur shqiptar, Faruk Sejdini analizoi këtë përballje duke deklaruar:

bandicam 2019-10-11 22-49-53-680

“Ndeshja sot ishte në ekstrem. Kombëtarja në këtë periudhë ka bërë një ndër ndeshjet më të mirë, edhe si pozicion lojtarëve, edhe si mentalitet. Ndeshja duhet të ishte minimalisht barazim. Vuajtëm anën fizike. Ekipi ynë pati një cedim në lodhje. Duhet një fuqi fizike për ta përballuar.

Tek 2 rastet e Manajt ndikoi ana fizike për të mos konkluduar. Edhe te rasti me portë boshe tregoi se nuk kishte kthjelltësi psikologjike. Lojtarët duan minuta në klubet e tyre, për ta baraspeshuar këtë mangësinë në anën fizike”, u shpreh Sejdini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"