“Vuajmë trysninë, por mendjen e kemi te Champions-i”, Pioli: Fitorja “SMS” rivalëve? Ne duhet t’i japim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 9:01

“Vuajmë trysninë, por mendjen e kemi te Champions-i”, Pioli: Fitorja “SMS” rivalëve? Ne duhet t’i japim…

Stefano Pioli e sheh gotën gjysmë plot pas fitores me Xhenoan. Rëndësi për trajnerin kanë pikët, ndaj edhe në konferencën për shtyp nuk i kushtoi shumë vëmendje vështirësisë për të siguruar një fitore shtëpiake.

pioli

Sa vlen ky sukses?

Vlen për tri pikë dhe një hap përpara. Djemtë e ndien presionin e mungesës së gjatë të fitores, por ky sukses mund të na japë besim për sfidat e radhës. Nga ana e paraqitjet, më duket se luajtëm mirë, por duke mos shënuar në rastet që krijuam, ia shtuam vetes vuajtjet. Në një 2-0 mund të kishim parë një ndeshje tjetër.

Ndaj Xhenoas u kuptua se sa Manxukiçi i ka munguar këtij Milani?

Mario mund të na kishte dhënë më tepër po të mos ishte dëmtuar sepse ka karakteristika të rëndësishme. Më vjen mirë që kontribuoi në fitore. Sivjet kemi pasur vështirësi të shumta, por të gjitha janë pjesë e rritjes dhe rrugëtimit tonë.

Po vështirësitë e shpeshta të mesfushës si i shpjegoni?

Nuk pashë një mesfushë në vështirësi, na duhej të vertikalizonim më shumë, por ekipi u shfaq i rregullt. Mund të them se vazhdimësia ka qenë pika jonë e fortë, por gjatë 2021-shit kemi shpërdoruar shumë. Edhe sot (dje), 3-4 kundërsulme u zhvilluan ndryshe. Ajo që ka rëndësi, megjithatë, është fitorja dhe ne e arritëm me dëshirën e duhur. Tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër kundër Sasuolos.

Si mund ta ruajë Milani këtë renditje?

Nuk shikoj shumë në kalendarët e të tjerëve, por yni është shumë i ngarkuar. Sasuolo ka cilësi të shkëlqyera, pastaj ose përplasje direkte, ose skuadra që luftojnë për shpëtim. Cilësia që do të bëjë ndryshimin e ne duhet të bëjmë më pak gabime.

A ishte fitorja me Xhenoan një mesazh për rivalet?

Ne duhet t’ia japim mesazhet vetes, por është gjithashtu e vërtetë që fundjavën e kaluar fituam kur edhe të gjithë të tjerët fituan. Duhet të rikuperojmë dhe të bëjmë mirë, sepse kemi karakteristikat tona të rëndësishme e mund ta arrijmë gjëra të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"