“Vuajmë se kemi pasur mungesa”, Shkëmbi paralajmëron lojtarët: Disa mund të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 19:27

“Vuajmë se kemi pasur mungesa”, Shkëmbi paralajmëron lojtarët: Disa mund të largohen

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, pranon se skuadra është në krizë, por beson se mund të kalojë nëse lojtarët e dëmtuar kthehen në formën optimale. Në “SuperSport” ai pranoi se disa lojtarë ishin larg pritshmërisë dhe mund të largoheshin në janar.

shkembi

“Vuajtëm goxha në pjesën e parë, për fat Bakaj arriti të ruajë portën e paprekur. Në pjesën e dytë me zëvendësimet e Sidibe na u dha pak qetësi dhe agresivitet në mesin e fushës. Por u goditëm në momentin më delikat. Dukej sikur po e kalonim por nuk arritëm, të shënonim e barazonim edhe pse patëm disa raste.

Kemi pasur grup të cunguar në të gjitha ndeshjet, sot pas 4-5 javësh ktheheshin Sidibe, Bardhi apo Maliqi. Jam i bindur se nga java e ardhshme do të kenë më shumë stërvitje e kohë për t’u stërvitur e do të kemi shumë në të fortë. Po kalojmë një moment jo të mirë, të keq e këto momente kalohen vetëm duke fituar ndeshjen pasardhëse.

E dimë që është merkato, mund të bëjmë shumë më shumë për rikthimin e lojtarëve të dëmtuar dhe atyre që janë se edhe këto ndeshje janë të rëndësishme. Edhe merkato do të jetë në varësi të asaj që do të japin në këto ndeshje.

Mungesa e Sidibes na ka dëmtuar shumë, ekipi ka bërë mirë në fillim me të në fushë. E dinim që do të ishte e vështirë, besuam se mund të bënim më shumë.

Por e them me bindje që edhe këto javë që po bëjmë keq, e para është nga mungesa e alternativave, nga lojtarët e dëmtuar. Por e pranoj që disa lojtarë duhet të bëjnë më shumë, duhet të kuptojnë më shumë objektivat. Duhet të ecin me një kohë me objektivat që ka klubi si skuadër dhe nuk mund të fshihet që në merkato nëse vijnë cilësorë, disa mund të largohen. Kjo ndodh në çdo klub e skuadër në botë”, tha Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"