Vrsaljko tremb Interin, lojtari qëndron jashtë për të paktën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 19:22

Vrsaljko tremb Interin, lojtari qëndron jashtë për të paktën…

Skuadra e Interit duket se do të të duhet të bëjë pa mbrojtësin Sime Vrsaljko për të paktën 2 javë. Lojtari kroat u zëvendësua në minutën e 27-të në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve midis Kroacisë dhe Anglisë duke trembur kështu të gjithë kampin zikaltër.

440382_TS_19-11-18_3298457310_

Një ditë më parë ishte dhe trajneri Zlatko Daliç i cili pohoi se lojtari nuk kishte ndonjë dëmtim serioz, por thjesht do t’i duhej pak pushim. Në fakt gjërat nuk janë aq lehtë sa mendonte trajneri Daliç pasi në rezonancën magnetike është parë se lojtari ka një zgjatje të bicepsit të femurit në kofshën e majtë. Në lidhje me këtë dëmtim do të vlerësohet se sa do të jetë ekzaktësisht koha që kroati do të qëndrojë jashtë fushave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"