Futbollisti i tredhur dhe torturuar, por faktet nga skena e vrasjes tregojnë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 18:57

Futbollisti i tredhur dhe torturuar, por faktet nga skena e vrasjes tregojnë që…

Ka emër dhe mbiemër tani njeriu që vrau, trodhi dhe torturoi Daniel Freitas, mesfushorin 24 vjecar të Sao Bentos, i gjetur kufomë në një pyll të Sao Josè dos Pinhais, në shtetin Brazilian të Paranà. Vrarësi quhet Edison Brittes Junior, është një sipërmarrës i pasur vendas 38 vjecar. Ai e ka rrëfyer vrasjen e konsideruar krim passion dhe është i burgosur së bashku me gruan Cristiana, 35 vjec, e të bijën Allana, 18 vjec.Kjo burgosje e trefishë fsheh një seri detajesh mes makabres dhe mospërputhjes që dolën në dritë në orët e fundit.

futbollisti-e1541441203484

Daniel, që në muajt e fundit nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi kronik në gju, mbërriti në Curitiba në 21,30 të së premtes 26 tetor. La valixhen në shtëpinë e një miku, një dush të shpejtë përpara festës në mbrëmje. Rreth mesnatës Daniel e miku i tij shkuan në një diskotekë për festën e 18 vjetorit të Allana. Kishin ftesën nga i ati i vajzës, që Daniel e njihte prej kohësh. Në 5,40 të mëngjesit, miku i Daniel u kthye në shtëpi ndërsa futbollisti shkoi në shtëpinë e familjes Brittes. Sipas dëshmitares, në mbrojtje nga policia, festa vazhdoi aty me muzikë e alkool.

Në 8,07 Daniel nisi të dërgonte mesazhe mikut të tij. “Jam në Curitiba në shtëpinë e një vazje e ka shumë femra që po flenë nëpër shtëpi”. Miku e pyet nëse ishte i dehur e Daniel i thotë: “Jo, jo shumë”. Në 8,34 Daniel i dërgoi një foto mikut ku ishte shtrirë në shtrat pranë Cristiana, duke i treguar se kishte pasur raport seksual me të. Në 8,35 një tjetër mesazh i Daniel: “Do shohësh nesër cdo të ndodhë”. Pastaj qetësi totale. Dy orë më vonë trupi i tij u gjet në një pyll, jo larg nga shtëpia, me kokë të prerë, organe gjenitale të shkatërruara dhe me shenja të dukshme torture. Miku që e shoqëronte njohu kufomën mëngjesin e të dielës 28 tetor.

Sipas ndërtimit të fakteve nga policia kjo është dinamika e aksionit. Edison Mattos Junior ka gjetur në flagrancë Daniel me të shoqen (sipas informacioneve, futbollisti ka patur mardhënie me të bijën) e i vërbuar nga tërbimi ka kryer vrasjen. Në rrëfimin e bërë ka disa kundërshti. Në foton e dërguar nga Daniel, Cristiana duket me të njëjtat veshje si në festë, ndërsa Edison tregoi se I kishte veshur pizhamat dhe e kishte vënë në shtrat. I zoti i shtëpisë tha se e hapi derën me forcë, ndërsa në videon e prezantuar nga mbrojtja, Allana thotë se hapi derën dhe e gjeti Daniel me të ëmën. Arma e krimit është një thikë që sipas rrëfimit ishte në makinën e Edison, ndërsa një dëshmitar thotë se e ka dëgjuar futbollistin të thërrasë se Edison kishte thikën në dorë brenda në shtëpi. E në fund, Allana ka thënë se e njeh shumë pak Daniel, ndërsa pjesa tjetër e familjes thotë se e njeh prej një viti, që kur luante me Curitiba. Ja përse edhe pse është gjetur një fajtor ka shumë gjëra për tu sqaruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"