“Vrasësi” i Luftëtarit, Laçi ka një “hajmali” për të mundur gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 18:43

“Vrasësi” i Luftëtarit, Laçi ka një “hajmali” për të mundur gjirokastritët

Trajneri Migen Memelli debutoi me fitore në krye të pankinës së Laçit, ku të shtunën fituan 1-0 në transfertën e Gjirokastrës. Një fitore e madhe për kurbinasit, pasi para Luftëtarit kishin pësuar dy humbje radhazi, ndaj Teutës dhe Kukësit, që i kushtuan vendin e punës edhe trajnerit Artan Mërgjyshi.

laci

Për debutimin me fitore të trajnerit Memelli dhe rikthimin te trepikëshi pas dy humbjeve radhazi, për Laçin mendoi shkodrani Ndriçim Shtubina. 31-vjeçari po rezulton një lojtar i rëndësishëm për Laçin e këtij sezoni, pasi luan në çdo pozicion. Futbollisti shkodran është treguar përcaktues në disa raste për bardhezinjtë. Luftëtari sikur i sjell fat Shtubinës, pasi e ka ndëshkuar në dy përballjet e luajtura në dy fazat e para të sezonit 2018-2019, gola të cilët kanë pasur aromë fitoreje për laçianët.

Gjirokastritët konsiderohen “hajmali” për shkodranin, pasi në 3 sezonet e fundit u ka shënuar 6 herë. Shtubina nuk ka një rol fiks te Laçi, ku deri tani vetëm portierin nuk ka bërë. Ai ka treguar se është një lojtar i sakrificës dhe aktualisht është një nga shtyllat e skuadrës kurbinase. Shtubinës mund t’i vësh çdo lloj epiteti te Laçi, por po konsiderohet si “xholi” i ekipit apo “asi nën mëngë” për stafin teknik.

Pas suksesit në transfertën e Gjirokastrës, Laçi duhet të niste punën për ndeshjen e mesjavës me Skënderbeun, por pas shtyrjes së takimit sepse nuk kanë fushë për të pritur korçarët, tani vëmendja shkon te takimi pasues, ai me Partizanin në kryeqytet. Takimi i fazës së parë me Partizanin, i zhvilluar në Laç, ka përfunduar në barazim 0-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"