Vrapoi me 33.8 km në orë, Haland kalon idhullin Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 16:04

Vrapoi me 33.8 km në orë, Haland kalon idhullin Ibrahimoviç

Te ky sulmues kënaqë sia e tifozëve dort mundas do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Erling Haland tregoi më shumë se sa pritej në ndeshjen e parë më Borusian. 

haland

Vetëm 34 minuta iu deshën 19-vjeçarit për t’u kthyer në idhullin e tifozërisë verdhezi. Haland shkërmoqi pa vështirësi murin e Augsburgut në një ndeshje që mund të kishte përfunduar ndryshe për skuadrën e Lysien Favresë që e pa veten në disavantazh të dy golave në startin e pjesës së dytë.

BESIMI I FAVRESË 

Ishte minuta e 56-të kur trajneri zviceran vendos të fusë në lojë sulmuesin norvegjez. Vetëm tri minuta në fushën e lojës dhe lojtari shpërblen besimin. Por ajo që nuk u pa ishte dhe më e bukur se vetë goli. Djaloshi i ri kërkonte topa pa fund dhe i bënte thirrje skuadrës që të luante para. “Ai tregoi menjëherë forcën e tij, aksionet në thellësi na lejuan të besonim se ndeshja mund të shkonte në favorin tonë. Të shënosh tre gola është e pabesueshme, ai bëri një punë shumë të mirë”, tha Favre pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

SULMI ATOMIK

Golat e shënuar nga Brand, Sanço dhe Haland me asist të Rojs dhe Hazard, janë një tregues i qartë se sulmi i skuadrës së Borusias është si një bombë atomike që kur shpërthen, nuk di të ndalet. “Këtu ka shumë lojtarë të mirë nga të cilët mund të mësosh shumë. Ishte një ditë e paharrueshme për mua. Jam shumë i lumtur që luaj në një skuadër me kaq shumë lojtarë cilësorë”, tha Haland pas ndeshjes duke konfirmuar faktin se nuk është penduar që zgjodhi Dortmundin.

halandiiii

NJË IBRA I DYTË

194 centimetra i gjatë, norvegjezi është një sulmues ashtu siç ka edhe parametrat. Parametrat muskulorë, finalizimet, goditjet me kokë, na kujtojnë Zlatan Ibrahimoviçin. Suedezi është idhulli i 19-vjeçarit që ka diçka më shumë se ai, shpejtësinë. Në debutim, Haland arriti një shpejtësi 33.8 kilometra në orë.

Bilanci i tij deri tani është i paimagjinueshëm. 31 gola në 26 ndeshje zyrtare. Shpejtësia e arritur në ndeshjen ndaj Augsburgut vendosi një rekord të ri në kampionatin gjerman. “Ai vjen nga stoli dhe kthen ndeshjen, çfarë momenti”, ishin fjalët e kapitenit verdhezi, Marko Rojs pas takimit në Augsburg. “Ai punon shumë në stërvitje dhe është gjithmonë i gatshëm të mësojë diçka të re. Kjo tregon se është në rrugën e duhur për t’u bërë një lojtar i madh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"