“Vrapo më shpejt, si Luiza”- Rama u përgjigjet kritikëve për mbështetjen ndaj sportit: Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 21:47

“Vrapo më shpejt, si Luiza”- Rama u përgjigjet kritikëve për mbështetjen ndaj sportit: Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që kritikëve për mbështetjen ndaj sportit t’i përgjigjet nëpërmjet një postimi në Twitter.

rama luiza gega

Më një fjali, kreu i qeverisë ka deklaruar se pavarësisht se kritikat janë të shumta, qeveria duhet të vrapojë, ashtu si kampionia evropiane, Luiza Gega.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

rama tw

Sot gjatë një aktiviteti të zhvilluar posaçërisht për Luiza Gegën, Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit.

“Ngadhënjimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz, popuj, kombe më inferior se të tjerët e s’ka asgjë të pamundur për çdo kënd që ka kurajon ta ndjekë deri në fund ëndrrën e vet”.

Ndërkohë që kishte dhe një përgjigje për ata që i quajti cinikë dhe “talljetrapistët” të cilët sipas tij dhe në rastet e një suksesi si i Luizës “flasin për euro”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"