Vrapi: Tirana do ngjitet, karrierën do e mbyll në Mal të Zi ose…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 17:25

Vrapi: Tirana do ngjitet, karrierën do e mbyll në Mal të Zi ose…

Ka luajtur kundër Tiranës disa herë, por përballja e fundit ishte e veçantë, pasi mbante veshur fanellën e Lirisë së Prizrenit. Një aventurë e re për Endri Vrapin, i cili, në mbyllje të miqësores, për mediat u shfaq i bindur për rikthimin e bardhebluve në elitë.

Vrapi

“Me keqardhje e them që kjo Tiranë do të luajë në të Parën, e megjithatë kam shpresë që do kthehen. Pas këtij sezoni, mendoj se do të rikthehen aty ku e kanë vendin, në Superiore. Futbolli në Kosovë?

Vrapi Tirana

Është disi ndryshe dhe këtu i referohem cilësisë, megjithatë është herët për të folur, pasi akoma nuk ka nisur sezoni dhe nuk jemi ndeshur me rivalët. Vetëm atëherë do të dalim në konkluzione. Shkëmbi si kapiten, si shok dhe tani si trajner. Diferencat janë të mëdha, por besoj se puna e tij do të flasë.

Vrapi

Shumë shpejt do të jetë një ndër trajnerët më të mirë në treg. Liria ka për synim për të bëjë më të mirën, por me kalimin e javëve, nëse vijnë edhe rezultatet, do shpresojmë për vendet e para”, shtoi mbrojtësi. Kur pyetet nëse karrierën do ta mbyllë në Kosovë, ai me batutë thotë: “Ndoshta pas Kosovës, mund të iki në Mal të Zi apo në Maqedoni (qesh)”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"