Vrapi në vend të Zguros/ Memelli “skicon” formacionin, ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 11:31

Vrapi në vend të Zguros/ Memelli “skicon” formacionin, ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Partizanit

Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit ditën e sotme, në orën 16:45. Trajneri Memelli do të ketë dy mungesa të rëndësishme, si ajo e kapitenit Zguro dhe mbrojtësit Shala.

Skenderbeu stervitje

Nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ndeshja me Tiranën. Pozicionin e Zguros pritet që ta mbulojë Vrapi me të vetmin ndryshim në prapavijë. Në mesin e fushës Mara do të spostohet disi më pas, ndërsa në sulm Bismark me shumë gjasa do të ketë një partner që do t’i qëndrojë më afër, si Mensah.

Migen Memelli

Në rast se Mensah nuk është në formën e duhur fizike për ta nisur nga minuta e parë, atëherë Berisha mund të jetë i zgjedhuri i Memellit, për të qenë partneri i Bismarkut në ofensivë. “Ujqërit” bënë një sfidë pozitive kundër Tiranës në transfertë, por nuk arritën dot të shmangnin humbjen përballë bardhebluve. Ndërsa kundër Partizanit në shtëpi, do të tentojnë të marrin pikët e para në këtë sezon të ri.

Slemderbeu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"