Vrapi: Bëni durim, pas 5 vitesh Vllaznia do të jetë pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 14:30

Vrapi: Bëni durim, pas 5 vitesh Vllaznia do të jetë pretendente

Në një intervistë për “Super Sport” mbrojtësi i Vllaznisë, Endri Vrapi ka folur për ecurinë e skuadrës së tij si dhe për pikën e marrë ndaj Luftëtarit në kohën shtesë. Në këtë intervistë, Vrapi nuk ka lënë pa përmendur as zërat për tolerim, dy javë më përpara në sfidën ndaj Skënderbeut.

vrapi

Për formën e ekipit

“Ekipi gëzon një formë të mirë, pavarësisht fjalëve që thonë njerëzit. Po të jesh në fushë është krejt ndryshe. Futbolli prandaj është i bukur sepse nuk i dihet se cfarë ndodh deri në fund. Në të gjithë dhamë maksimumin dhe sic ndodhi edhe sot barazuam në fund.”

Objektivi i vendit të katërt

“Përderisa matematika na lejon të pretendojmë për vendin e katërt, pse të mos besojmë. Shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe me pak fat të arrijmë vendin e katërt.”

Problemet e Vllaznisë

“Kishim probeme fizike, Bicaj ishte pa qejf, ndërsa shumë lojtarë të tjerë si Bardulla psh nuk ishin në formën e duhur fiizke. Shpresojmë që në ndeshjen me Lacin të kompletohemi dhe të bëjmë më të mirën.”

Vllaznia në nivele të larta

“Vllaznia që të arrijë në nivelet më të larta duhet të ketë pak durim. Skuadra ka shumë lojtarë të rinj ndoshta pa eksperiencën e duhur, por pas një 5-vjecari duke duke luajtur bashke do të jetë pretendente.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"