Votimi i tifozëve bardheblu, Tirana publikon zgjedhjen për “Lojtarin e Shekullit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 22:16

Votimi i tifozëve bardheblu, Tirana publikon zgjedhjen për “Lojtarin e Shekullit”

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

kf tirana

Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas.

Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh vlerësimi do t’u jepet familjarëve të ish-sulmuesit të njohur Minga.

minga1

Arben Minga luajti për 18 vite me Tiranën duke shënuar mbi 133 gola me fanelën legjendare të Tiranës.  Minga ndihmoi skuadrën në fitoren e 7 kampionateve, 4  Kupave të Shqipërisë dhe 1 Superkupë. Ndërkaq, ai luajti për 9 vite dhe me kombëtaren e Shqipërisë. Goli i tij famshëm kundër Belgjikës në 22 dhjetor 1984 konsiderohet një nga golat më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar.

Arben-Minga

Për karrierën futbollistikle të lavdishme, Minga është nderuar me titujt “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar” si dhe “Nderi i Tiranës”.

“Beni i Modh”, “15-katëshi Minga” u nda nga jeta në moshën 47-vjeëare në 31 janar të vitit 2007 në Kanada. Ai vuante nga kanceri në pankreas.

shkelqim muca arben minga

Njoftimi i Tiranës:

Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë emrat që do të vlerësohen në festën e 100 vjetorit. Jo vetëm kaq por cilido që ka kontribuar për fanellën bardheblu do të ketë një vend në historikun e ditëve festive që klubi ka planifikuar.

10 ditë më parë propozuam të zgjidhnin tifozët lojtarin e shekullit bardheblu. Emrat e shënuar në mediat sociale kanë qënë të shumtë, si dhe propozimet për të mos u mjatuar vetëm me një emër. Me të drejtë, pasi 100 vite histori kampionësh janë shumë.

Megjithatë, ky çmim simbolik meriton të jepet pasi tifozët i janë përgjigjur propozimit dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu.

Në ditët e festës së 100 vjetorit, çmimi për ikonën “15-katëshi Minga”, do të jepet pas përzgjedhjes së bërë nga tifozët.

Ju falenderojmë dhe urojmë të jeni mirë e të rikthehemi sa më shpejt sëbashku!

mingaaaa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"